Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë ka marrë vendim për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Strugë, në Maqedoninë e Veriut.
Ky vendim është në përputhje me planin për të thelluar marrëdhënien e shtuar ndërveprimin me shqiptarët në rajon. Rrethi konsullor i kësaj qendre do të përfshijë Strugën, Ohrin, Manastirin, Kërçovën, Dibrën, Gjevgjelinë, Resnjen/ rajoni liqeni i Prespës.
Kjo konsullatë do të ketë rol të veçantë edhe në nxitjen e mëtejme të marrëdhënieve ekonomike, shoqërore e kulturore mes tyre dhe Republikës së Shqipërisë.