Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, z. Niko Peleshi mori pjesë në ministerialin e SEDM-it që u zhvillua në Shkup me datë 4 nëntor 2021.
Me datë 5 nëntor ai zhvilloi një vizitë zyrtare dypalëshe ku u prit me ceremoni ushtarake nga homologia e tij, znj. Radmilla Shekerinska me te cilën diskutuan përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve e bashkëpunimit, modernizimin e forcave të armatosura, trajnimin e stërvitjet e përbashkëta, pjesëmarrjen në operacionet paqeruajtëse e paqebërëse në kuadër të NATO-s, OKB-s etj.
Ministri Peleshi u prit në takim kortezie edhe nga Presidenti Stevo Pendarovski, Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi si dhe nga Ministri për Punë të Jashtme Bujar Osmani, takime ku u theksua edhe njëherë bashkëpunimi shumë i mirë i të dy vendeve dhe të dy forcave të Armatosura në të gjitha fushat, bashkëpunim i cili duhet forcuar edhe më tej në të ardhmen në dobi e përfitim të të dy vendeve e popujve tanë.