Ministri në Detyrë Cakaj takohet me Kryeministrin Zaev: Miratimi i Ligjit të Gjuhëve arritje historike

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, në vizitën e tij në Republikën e Maqedonisë së Veriut zhvilloi sot një takim me Kryeministrin Zoran Zaev. Biseda u përqendrua në Marrëveshjen e Prespës dhe Miratimin e Ligjit të Gjuhëve si arritje historike të cilat e orientojnë vendin drejt qëllimeve strategjike për evropianizim tërësor, në paqe, siguri e prosperitet.
Një vëmendje e veçantë iu dedikua thellimit të marrëdhënieve dypalëshe, në kuadër të mekanizmit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive dhe angazhimeve të ndërmarra në lidhje me bashkëpunimin rajonal.
Ministri Cakaj në fjalën e tij shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen e Shqipërisë për të thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin dypalësh, mbi të gjitha mbështetjen në finalizimin e anëtarësimit të plotë në NATO dhe më tej në Bashkimin Europian.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00