Në nderim të Nëntetar Zarife Hasanaj, rënë në krye të detyrës gjatë përmbushjes së misionit ushtarak jashtë vendit, dita e premte, datë 10 Maj 2019, është shpallur ditë zie kombëtare. I përjetshëm kujtimi i saj!
Më datë 13 maj, Ambasada e RSH-së në Maqedonine e Veriut do të hapë Librin e Ngushëllimeve, nga ora 10.00 – 12.00 dhe 14.00 – 16.00.Ngushëllimet mund të dërgohen edhe në adresën e postës elektronike: condolences@mfa.gov.al