Më 2 korrik 2015, Shqipëria dhe Maqedonia nënshkruan marrëveshjen në fushën e arsimit, duke përfshirë thuajse të gjitha nivelet. Dokumenti u firmos nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi gjatë Ministerialit që u zhvillua në Vlorë.
Sipas kësaj marrëveshjeje, dy vendet do të nxisin bashkëpunimin midis institucioneve arsimore e shkencore të të dy vendeve si:
Bashkëpunimin në fusha të ndryshme shkencore, përfshirë edhe shkëmbimin e ekspertëve dhe punonjësve shkencorë; Nisma për projekte të përbashkëta kërkimore-shkencore rajonale dhe ndërkombëtare; Ofrimin e bursave për studime pasuniversitare dhe ato të doktoratës në bazë të reciprocitetit dhe në fusha me interes të ndërsjellë, Shkëmbimin e përvojave, materialeve informative dhe didaktike në fushën e planifikimit dhe administrimit të sistemit arsimor.