Me hidhërim të thellë mësuam për ndarjen nga jeta në moshën 80 vjeçare të Akademikut, shkrimtarit, diplomatit, filozofit, njeriut të letrave Luan Starova, i cili të gjithë jeten e tij e vuri me përkushtim në shërbim të popullit të tij dhe vendit ku jetoi. Me këtë rast Ambasada e Republikës së Shqipërisë i shpreh bashkëshortes znj. Gzime, vajzave Blerina, Dita e Jeta, si dhe familjarëve e të afërmeve ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe e shpirti i tij u prehtë në paqe.