Ambasadori Fatos Reka mori pjesë sot në mëngjesin e punës organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Bujar Osmani, ku të pranishëm ishin edhe ambasadorët e vendeve të tjerë antare, me rastin e 73-vjetorit të NATO-s.
Të pranishëm veç ambasadorëve ishin edhe Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ZVKM i Parë z. Artan Grubi si dhe Ministria e Mbrojtjes, znj. Slavina Petrovska.
Po ashtu Ditën e NATO-s e përkujtoi edhe Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Diplomacinë Publike të NATO-s, ku të pranishëm ishin po ashtu Ambasadorët e vendeve antare të NATO-s, Kryeministri Kovaçevski, Ministria Petrovska si dhe Presidenti i shoqatës z. Ismet Ramadani.