Rinia është burimi ynë unik dhe potencial për ndërtimin e modelit të vetëm të paqes dhe bashkëpunimit që kemi zgjedhur t’i përmbahemi: Bashkimi Europian. RYCO është një dëshmi e gjallë se bashkëpunimi është më i dobishëm se mungesa e angazhimit, por është një mision jo i lehtë në këto kohë sfidash.
Mbas nënnshkrimit të Marrëveshjes së vendit pritës ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe RYCO, për selin qëndrore në Tiranë, sot në qytetin e Shkupit u hap zyra e RYCO-s rajonale. Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Maqedoni, përfaqësues të Organizatave Ndërkombëtare si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.