Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i bënë te ditur shtetasve shqiptarë që pajisen me leje kalimi pranë zyrave konsullore në shtetin Gjerman dhe shrytëzojnë linjat ajërore të fluturimeve me Shkupin, që policia kufitare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk i lejon të hyjnë në tërritorin e saj. Për këtë arësye, shtetasit shqiptarë me Leje Kalimi janë të lutur që për tu kthyer në Shqipëri, të shfrytëzojnë linjat direkte të fluturimeve, duke evituar kalimet tranzit tokësorë nëpër territoret e vendeve të tjera.