Organizimi i pritjes për Festën Kombëtare

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup organizoi më datë 27 nentor pritjen me rastin e Festës Kombëtare e të Pavarësisë në Hotel Double Tree by Hilton në Shkup. Ishin të ftuar autoritetet e qeverisë qëndrore, deputetë të Parlamentit përfaqësues të të gjitha forcave politike e të gjitha etnive, Kryetarë të Komunave, intelektualë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave, Trupi diplomatik i akredituar në Maqedonine e Veriut. Në pritje ishin të pranishëm Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut z. Talat Xhaferi; Zv.Kryeministri i parë, z. Artan Grubi, Zv.Kryeministri Fatmir Bytyci, Ministri i Financave Fatmir Besimi, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Shaqir Fetau, Sekretari i Përgjithshëm i LSDM Mile Zeçeviç, si dhe i gjithë Trupi diplomatik i akreduar ne Shkup.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00