Ashtu si edhe vitet e kaluara, edhe sivjet Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup, në bashkëpunim me ”Dobredojde” Macedonia Welcome Centre (DMWC), si dhe 28 Ambasadat e vendeve të tjera të akredituara, organizoi “Charity Bazaar”, ku u ekspozuan e u promovuan produkte të ndryshme shqiptare të indurstrisë së lehtë e ushqimore, të cilat u shitën për bamirësi.
Të ardhurar monetare të grumbulluara më këtë rast, do të shkojnë në dobi të fëmijëve me aftesi të kufizuara të Daycare Center në Shkup. Pazari i Bamiresise përkon edhe me Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershorin e me këtë rast, ”Dobredojde” Macedonia Welcome Centre (DMWC) organizoi gjithashtu edhe aktivitete të tjera si koncert, llotari e zbavitje të ndryshme për fëmijet.
Stafi i Ambasades, ashtu si edhe vitet e kaluara, për këtë gjest humanitar, u vleresua me një Certifikate Mirenjohje nga ”Dobredojde” Macedonia Welcome Centre (DMWC) dhe Presidenti i Nderit i Pazarit te Bamiresise se sivjetem, Ambasadori i Republikes Ceke, SH.T.Z. Miroslav Toman.