
Ambasadori Fatos Reka mori pjesë në eventin e organizuar nga Bashkia e Resnjes, “Meet Prespa”.
Ky event kishte si qëllim promovimin e turizmit në rajonin e liqenit të Prespës. Përfaqësues nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Shqipërisë si dhe nga Republika Greke, morën pjesë në këtë event, nën patronazhine e zyrës së BE-së në Shkup. Të pranishëm, përveç Ambasador Rekës, ishin, Ambasadorët e Malit të Zi, Zvicërës, Gjermanisë, Francës, përfaqësues të Ambasadës Greke si dhe pjesëmarrja e Kryeministrit Zoran Zaev.