Presidenti Begaj në Manastir me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Më datën 21 Nëntor 2023, Presidenti i Republikës SHTZ Bajram Begaj zhvilloi një vizitë njëditore në qytetin e Manastirit në Maqedoninë e Veriut, për nder të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Ahqipe. Fillimisht vizitoi Muzeun e Alfabetit, ngritur në këtë qytet ku patriotë, rilindas të mbledhur për disa ditë, pas diskutimesh e debatesh më 22 Nëntor 1908, miratuan njëzëri Alfabetin e gjuhës shqipe me gërma latine që kemi sot. Pas vizitës në Muze, Presidenti Begaj pati një takim me qytetarë të Manastirit, intelektualë, arsimtarë, nxënës shkollash, si dhe autoritete të jetës politike e intelektuale nga rradhët e shqiptarëve në RMV, të cilët i përshëndeti me perzemërsi duke i dhënë mesazhe të qarta bashkimi e lëvrimi e kultivimi të mëtejshëm të gjuhës, kulturës e traditës shqipe, ashtu siç e ëndërronin edhe rilindasit tanë. Presidenti porositi që Muzeu i Alfabetit në Manastir duhet të kthehet në një qëndër vizitash nga të rinjtë nga të gjitha trevat shqipfolese për të ngulitur në memorjen e rinisë të vendit nga ku u zyrtarizua Alfabeti i gjuhës të cilën e flasim sot. Po ashtu Presidenti Bajram Begaj bëri të ditur nismën e tij për ta zyrtarizuar si ditë pushimi zyrtar datën 22 Nëntor, nisëm që siç theksoi ai, do të ishte me vend që kjo datë të memorizohet e të kujtohet vazhdimisht në të gjitha trevat shqipfolese. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00