
U zhvillua sot në Shkup, “Western Balkan Summit” 2021, me temë “Promoting Europe’s Inclusiveness and Solidarity, organizuar nga The Economist. Morën pjesë personalitete të larta politike nga RMV, rajoni e më gjerë, të cilët diskutuan mbi rritjen ekonomike të Europës Juglindore pas pandemisë, domosdoshmërisë së zhvillimit ekonomik të rajonit si dhe përfshirjen e tij në proceset integruese, duke mos lënë në harresë luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Në Summit ishte I pranishëm edhe Ambasadori i Shqipërsië në Shkup, Fatos Reka.