Takim i Ambasadorit Reka me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës në RMV Jeton Shaqiri

Më 22 shtator 2022, Ambasadori Fatos Reka pati një takim me Ministrin e Arsimit e Shkencës së RMV Jeton Shaqiri. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për mbarëvajtjen e bashkëpunimit ndërmjet dikastereve dhe vendeve tona në fushën e arsimit e të shkencës, gjetjen e formave e mënyrave për të thelluar atë sidomos në shfrytëzimin e kapaciteteve e nevojave të nxënësve e studentëve për tekste shkollore, njohjen e ekuivalentimin e diplomave për të qenë kompatibël me tregjet e punës në të dy vendet.
Një temë tjetër e diskutimit ishte edhe mundesia që Maqedonia e Veriut të implementojë Abetaren mbarëkombëtare për nxënësit e etnisë shqiptare, gjë që do të ndihmonte po ashtu në përdorimin e gjuhës së njësuar shqipe për vogelushët në të ardhmen.
Pavarsisht faktit që në marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve tona nuk ka çështje të hapura, të dy Ministritë e Arsimit të vendeve tona kanë një bashkëpunim shumë të mirë e Ministrat janë në komunikim të vazhdueshëm me njëri tjetrin. Ministri Shaqiri nga ana e tij theksoi po ashtu bashkëpunimin e mirë mes vendeve tona dhe se ai është i përkushtuar për avancimin e tyre në të gjithë spekterin e juridiksionit e kompetencave të tij. për një arsim sa më bashkëkohor e cilësor në dobi të nxënësve e studenteve në RMV.
Ministri theksoi po ashtu se dikasteri që ai drejton po bën të gjitha përpjekjet, konform ligjit e rregullave për futjen në përdorim edhe në Maqedoninë e Veriut të Abetares mbarëkombetare. Bashekëbiseduesit ishin të të njëjtit mendim se takimet e tilla i shërbejnë edhe më shumë afrimit ndërmjet të dy vendeve tona, pa barriera e pa paragjykime.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00