Takim i Ambasadorit Reka me Ministrin e Kulturës Ademi.

Në takimin e zhvilluar në Ministrinë e Kulturës, të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi për nivelin e bashkëpunimit në fushën e kulturës ndërmjet dy vendeve fqinje dhe miqësore. Intensiteti i vizitave të realizuara dypalëshe në të gjitha nivelet është një nga treguesit më të mirë të cilësisë së marrëdhënieve të ndërsjella - theksoi ministri Ademi dhe, në kuadër të kësaj, edhe një herë e theksoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Ambasadori Reka, theksoj rëndësinë e mbështetjes reciproke në kuadër të bashkëpunimit kulturor mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, veçanërisht në pjesën e bashkëpunimit ndërmjet të rinjve, duke përmendur mbështetjen e UNESKO-s për krijimin e klubeve nga Maqedonia ku së bashku me partnerët e saj nga Shqipëria realizuan disa aktivitete në kuadër të projektit “Mirëkuptimi dhe respektimi i diversitetit kulturor – inkurajim për bashkëpunimit kulturor për dhe nga të rinjtë”.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00