Takim i Komitetit të Ministrave të Brendshëm të Europës Juglindore

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari mori pjesë në takimin e Komitetit të Ministrave të Brendshëm të Europës Juglindore, me pjesëmarrjen e të ftuarës së nderit Ministres së Brendshme të Italisë Luciana Lamorgese, zhvilluar në Shkup më datë 30 nëntor 2021.
Konventa ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit të policive të vendeve të Europës Juglindore në luftën kunsër krimit të organizuar, trafiqeve, flukseve migratore ilegale, shkëmbimin elektronik të të dhënave biometrike e AND-së, për një luftë sa më efikase ndaj fenomeneve të domenit policor.
Veç përfaqësuesve palë të Konventës, takimi e përshëndeti edhe Komisioneri i BE-së, për Zgjerim  dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi, duke e konsideruar Konventën si bashkëpunim më të mirë ndërmjet BE-së dhe vendeve të Europës Juglindore aspirante për antarësim. Për shkak të të globalizimit të kërcënimeve të sigurisë të gjithë vendet palë të Konventës duhet të adoptohen me ndryshimet për sigurinë e kufijve të tyre e të luftojnë krimin e organizuar transnacional, terrorizmin e trafikun e qënieve njerëzore.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00