Gjatë ditës së sotme, Ambasador Fatos Reka, zhvilloi një takim kortezie me Ministrin e ri të Shëndetësisë, z. Bekim Sali.
Ambasadori pasi i uroi suksese Ministrit për marrjen e detyrës, nënvizoi faktin që situata për menaxhimin e pandemisë së Covid-19 është një sfidë për të gjitha vendet e rajonit e në këtë drejtim nevojitet një koordinim e bashkëpunim i të gjithë faktorëve relevant në vendet tona, për të përballuar situatën me sa më pak hubje jete, duke aplikuar të gjithë protokollet e standartet e OBSH-së.
Po ashtu Ambasadori kërkoi nga Ministri forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Ministrive të Shëndetësisë të të dy vendeve tona, në dobi e përfitim të qytetarëve tanë.
Ministri Sali nga ana e tij falenderoi Ambasadorin për vizitën e urimet dhe nënvizoi faktin se gatë drejtimit të tij të dikasterit nga ana e tij, do të bëj të gjithë përpjekjet për forcimin e bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet vendeve tona në fushën e shëndetësisë si dhe menaxhimin sa më të suksesshëm të pandemisë.