Gjatë ditës së sotme, Ambasador Fatos Reka, zhvilloi një takim kortezie me Zëvendëskryeministrin për çështjet ekonomike, koordinim të burimeve ekonomike dhe investime z. Fatmir Bytyçi
Ambasadori pasi i uroi suksese Zëvendëskryeministrit për rikonfirmimin e tij në detyrë n e rëndësishme, nënvizoi faktin që situata e emergjencës në fushën energjitike dhe të hidrokarbureve është një sfidë për të gjitha vendet e rajonit e në këtë drejtim nevojitet një koordinim e bashkëpunim i të gjithë faktorëve relevant në vendet tona, për të përballuar këto situata emergjente.
Po ashtu Ambasadori duke ju referuar fillimit të ndërtimit të linjës së interkonjeksionit 400 kw, Manastir –Elbasan, theksoi se kjo është një tregues shumë i mirë i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.
Zëvendëskryeministri Bytyçi, nga ana e tij falenderoi Ambasadorin për vizitën e urimet dhe nënvizoi faktin se gjatë drejtimit të dikasterit nga ana e tij, do të bëj të gjithë përpjekjet për forcimin e bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet vendeve tona në fushën e ekonomisë dhe investimeve.
Po ashtu ai shtoi se gjatë muajit qershor 2022, në Shkup do të zhvillohet Delphi Economic Forum.