Takim me Drejtorin e Inspektoriatit të Përdorimit të Gjuhëve

Ambasadori Fatos Reka zhvilloi dje një takim me Drejtorin e Inspektoriatit për Përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, Fatmir Iseni, për tu njohur më nga afër me ecurinë e funksionimit të këtij institucioni të ri në vend, i cili është ngritur si rrjedhojë e miratimit të ligjit "Për përdorimin e Gjuhëve në RMV".
Drejtori Iseni e informoi Ambasadorin rreth të gjithë gamës së aktivitetit të institucionit që ai drejton, që nga fillimi i punës, strukturës, personelit (inspektoret), si dhe sfidat, pengesat dhe arritjet e deritanishme. Si një strukturë në varësi të qeverisë, Inspektoriati është i angazhuar në përmbushjen e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga ligji, për të patur një përdorim sa më efikas të gjuhëve në një shtet multietnik e multigjuhësor siç është Maqedonia e Veriut, në dobi e në përfitim të qytetareve, shtetas të RMV.
Ambasadori Reka e falenderoi Drejtorin Iseni për ekspozenë e punës së deritanishme të Inspektoriatit dhe i uroi atij e bashkëpunëtorëve të tij suksese në detyrën e tyre, duke patur gjithnjë orientim, zbatimin e ligjit e përmbushjen e të gjitha kërkesave e detyrimeve lidhur edhe me antarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00