Takim me Kryeministrin Kovaçevski

Ambasador Fatos Reka, zhvilloi një takim kortezie me Kryemnistrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Dimitar Kovaçevski..
Ambasadori pasi i uroi suksese KM Kovaçevski, për detyrën shumë të rëndësishme, nënvizoi faktin që raportet ndërmjet dy vendeve tona janë shumë të mira, kjo fare lehtë e vërtetueshme edhe nga niveli i lartë i bashkëpunimit si edhe mbledhja e përbashkët e dy qeverive si dhe nevojën e intensifikimit të tyre për tejkalimin me sukses të sfidave drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Ambasador Reka njëkohësisht i dorëzoj KM Kovaçevskit edhe letrën e urimeve të KM Rama.
Kryeministri Kovaçevski e falënderoi për letrën e kryeministrit Rama. Njëkohësisht, ai theksoi se fokusi i tij në Qeveri janë projektet infrastrukturore që lidhin vendet fqinje sepse në këtë mënyrë promovohet bashkëpunimi mes qytetarëve dhe vendeve.
Ne duam të kemi marrëdhënie sa më të mira me fqinjët tanë. Jemi të fokusuar në realizimin e projektit të Korridorit 8 i cili është i rëndësishëm për lidhjen e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Bullgarisë, si dhe Korridorit 10. Projektet infrastrukturore përmirësojnë cilësinë e jetës për qytetarët, por janë edhe nevojë e vendeve përmes të cilave i zhvillojnë marrëdhëniet.“dhe bashkëpunimi”, tha kryeministri Kovaçevski.
Në takim u konstatua gjithashtu se dy vendet kanë bashkëpunim të mirë politik dhe se në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” kontribuojnë në promovimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në rajon dhe në perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00