Takim me Kryetaren e Qytetit të Shkupit

Ambasadori Fatos Reka i bëri një vizitë kortezie dhe urimi për detyrën, Kryetares së re të Komunës Shkup, znj. Danela Arsovska. Gjatë takimit u shkembyen mendime për rritjen e mbarëvajtjen e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Shkupit dhe Bashkisë së Tiranës, të binjakëzuara tashme që nga shtatori 2016. U bisedua për mundësitë e këmbimit të pervojave më të mira të të dy Bashkive me qëllim afrimin e tyre sa më shumë, riaktivizimin e vizitave reciproke, përfitimin e fondeve IPA, etj. Kryetarja Arsovska shprehu dëshiren për marrjen së afermi të një ftese për të vizituar Tiranën, për më tepër që gjatë këtij viti Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë. Me znj. Arsovska u ra dakord që të mbeten të hapura rruget e komunikimit për zgjidhjen e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me politikat e pushtetit vendor, me dobi e perfitim të qytetarëve të të dy kryeqyteteve tona.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00