Takim me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Ambasadori  i Republikës  së Shqipërisë, Sh. T. Z. Fatos Reka, sot zhvilloi një takim kortezie me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z. Talat Xhaferi, ku i përcolli urimet për rizgjedhjen si Kryetar i Parlamentit.
Ambasador Reka, e cilësoi rizgjedhjen e z. Xhaferi  si një tregues i lidershipit të sprovuar, vizionar, të matur dhe të balancuar, gjatë legjislaturës së kaluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe një tregues i pjekurisë dhe emancipimit të elitës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe i përgjegjësive të saj për konsolidimin e demokracisë, ndërtimin e një shoqërie të drejtë, zhvillimin ekonomik e shoqëror dhe përshpejtimin e proceseve integruese euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00