Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedonin e Veriut, Z. Fatos Reka zhvilloi një takim kortezie me Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Z.Menduh Thaçi.
Në takim është biseduar për situatën politike në vend dhe rajon, si dhe për integrimin Europianë.
Pasi ambasadori e uroi kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare për marrjen e mandatit për deputet, theksoi rëndësinë e integrimit të vendit dhe rajonit në Bashkimin Europian.
Kryetari i PDSH-së pasi falënderoi Ambasadorin, theksoi se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë me procesin e reformave për ti hapur rrugë integrimit në Bashkimin Europian.
Thaçi gjithashtu konstatoi se Shqipëria si anëtare e NATO-s ka një rol shumë të rëndësishëm dhe se është faktor determinues jo vetëm për ardhmërinë e Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, por edhe për mbarë rajonin.