
Më datë 1 korrik 2020, Ambasadori Fatos Reka bëri një vizitë në Selinë Qëndrore të Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku pati një takim miqësor me Kryetarin në detyrë të kësaj Bashkësie, Reis Efendi Shaqir Fetahu, të cilit i uroi zgjedhjen në krye të këtij institucioni të rëndësishëm në RMV e suksese në detyre. Bashkëbiseduesit folën për tema të ndryshme, forcimin e rolit të BFI-së në jetën shpirtërore të besimtarëve, rolin unifikues e paqëtues që ai ka në mesin e besimtarëve, për tolerancë fetare e bashkëpunimin edhe me fetë e sektetet e besimet e tjera. Ambasadori Reka po ashtu falenderoi dhe evidentoi qëndrimin e Efendi Shaqir Fetahu për thirrjet e tij ndaj besimatarëve për zbatimin e masave të qeverisë e distancimin social në ushtrimin e të drejtës së tyre fetare në kushtet e pandemise së covid-19.