Takim me Ministren e Mbrojtjes, znj. Sllavjanka Petrovska.

Ambasador Fatos Reka, zhvilloi një takim kortezie me Ministren e  Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Sllavjanka Petrovska.
Ambasadori pasi i uroi suksese Ministres emërimin e saj në detyrën e rëndësishme, nënvizoi faktin që niveli lartë i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve tona është një tregues shumë domethënës i raporteve tepër të mira ndëmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ministria Petrovska falenderoi Ambasadorin për urimet dhe njëkohësiosht siguroi se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona është në një nivel shumë të mirë, si dhe duke qënë sse jemi antarë me të drejta të plota në NATO, nuk është vetëm një kutribut për sigurinë kombëtare por edhe një faktor tepër i rëndësishëm për sigurin rajonale.
Ministria njëkohësisht informoi Ambasadorin se, Qeveria e RMV-së, është duke punuar në maksimum bashkë me Qeverinë Bullgare për të arritur një raport besimi, në mënyrë që Sofja zyrtare të tërheq veton dhe se të dy vendet gjatë presidencës franceze të BE-së, të kemi fillimin e procesit të integrimit europian.
Lidhur me situatën në Ukrainë, si Ministria Petrovska, theksoi se si qëndrimet e Presidentit të RMV-së dhe Qeverisë janë unison lidhur me kërkimin e një zgjidhje në rrugë diplomatike, duke përshëndetuar inciativën e Presidenit Macron për gjetjen e një rruge paqëësore të zgjidhjes në Ukrainë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00