
Ambasadori Fatos Reka i bëri një vizitë për ta uruar për rikonfirmimin në detyrë, Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski. Në takim bashkëbiseduesit rikonfirmuan edhe një herë marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet të dy vendeve tona, Ministrive të Brendshme e policive respektive në luftën e përbashkët kundër terrorizmit, trafiqeve, krimit të organizuar e ndërkufitar.
Ministri Spasovski theksoi angazhimin e tij për implementimin e marrëveshjeve për lehtesimin e procedurave të kalimit në kufi, në kuader të « Ballkanit të Hapur », në ndihmë të bizneseve e qytetarëve.
Ambasadori Reka nga ana e tij nënvizoi angazhimin e qeverisë shqiptare në thellimin e reformave integruese për marrjen sa më parë të një date për çeljen e negociatave me BE, si dhe falenderoi për prioritetin e qeverisë së RMV në fokusimin në projektet infrastrukturore të Koridorit 8 që do të mundësonte ndërlidhjen mes vendeve tona e më gjerë.