Ambasador Fatos Reka zhvilloi një takim kortezie me Ministrin e Financave, të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Fatmir Besimi.
Ambasador Reka e uroi për detyrën e re, si dhe u bisedua mbi mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive të financave në shkëmbimin e eksperincave në fushën e e investimeve dhe legjislacionit të BE-së, si dhe përparësia e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore që lidhin të dy vendet tona, në mënyrë të veçantë, përdorimi i fondeve të BERZH, si në vazhdimin e rrugës së Arbërit në territorin maqedonas, Strugë –Qafë Thanë-Elbasan dhe Kërçovë Gostivar.
Ministri Besimi, falenderoi për urimet si dhe shprehu gadishmërin e tij që nivelet e bashkëpunimit ndërmjet ministrive të Financave gjatë drejtimit të tij, do të kenë ngritje dhe një bashkëpunim sa më të mirë, gjë që duhet të pasqyroi edhe nivelin e raporteve ndërmjet dy vendeve.