Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së MAqedonisë, Ambasadori Fatos Reka u takua me Sekretarin Shtetëror të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasador Viktor Dimovski, ku në fokus të bisedimeve ishte koordinimi i zbatimit të vendimeve të Komisioneve të mirembajtjes së shenjave kufitare si dhe avancimi dhe zbatimit e projektit të përbashkët «One Stop Shop », në pikën kufitare të Qafë Thanës.