Më datë 30 qershor, Ambasadori Fatos Reka priti në një takim Shefen e Misionit Vëzhgues të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 15 korrikut në RMV, znj. Laima Andrikiene, me të cilin biseduan e shkëmbyen mendime rreth situatës politike parazgjedhore në vend, si dhe çështje të tjera lidhur me administrimin e zgjedhjeve, rregjistrin e votuesve, fushatat e partive politike, mbulimin mediatik, rolin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, si dhe çështje të tjera lidhur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve, për të qënë ato te ndershme, të lira e konform standarteve të OSBE/ODIHR. Misioi vezhgues ka mberritur në RMV më 22 qershor dhe do të qendrojë deri më 23 korrik.