Takim me Shefin e Shtabit të FARSH

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Maqedonin e Veriut, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së SHqipërisë, Gjeneralmajor Bajram Begaj, u ndal për një vizitë të shkurtër edhe në selin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Shkup, ku u prit nga nga Ambasadori Fatos Reka.
Vizita e Shefit të Shtabit të ushtrisë në Shkup, i ftuar nga homologu i tij Gjerneral Gjurchinovski, ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit e bashkërendimit me Forcat e Armatosura të Maqedonisë së Veriut, tashmë vend antar I NATO-s, si dhe shkëmbimin e eksperiencës, planifikimin e stërvitjeve të përbashkëta në kuadër bilateral e të Aleancës, si dhe koordinimin e veprimeve në kuadër të misioneve të përbashkëta paqeruajtëse e paqebërëse.
Shefi i Shtabit u prit në takime të veçanta edhe nga Ministria e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe Presidenti i vendit Stevo Pendarovski.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00