Takim me ZVKM e Parë, Artan Grubi

Ambasador Fatos Reka, zhvilloi një takim kortezie me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministër përSistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi.
Ambasadori pasi i uroi suksese Zvkm. Grubi, për rizgjedhjen e tij në detyrën e rëndësishme, nënvizoi faktin që raportet ndërmjet dy vendeve tona janë shumë të mira, kjo fare lehtë e vërtetueshme edhe nga niveli i lartë i bashkëpunimit si edhe mbledhja e përbashkët e dy qeverive si dhe nevojën e intensifikimit të tyre për tejkalimin me sukses të sfidave drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Nga ana e tij, Zëvendëskryeministri i parë Grubi falenderoi Ambasadorin Reka për urimin dhe shprehu rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellët që të dyja vendet duhet t’i japin njëra tjetrës në prioritetet e përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve dhe avancimit të nivelit të komunikimit dhe bashkëpunimin më efikas tregtar duke krijuar predispozita bashkëkohore infrastrukturore.
Grubi njoftoi ambasadorin Reka për fazat e realizimit të projekteve të rëndësishme të ndërlidhjes infrastrukturore më efikase mes të dyja vendeve si: Korridori 8, Rruga e Arbërit, lidhja e transmetimit energjetik Manastir – Elbasan dhe projekte të tjera madhore.
Në fund të këtij takimi të dy bashkëbiseduesit folën edhe për marrëdhëniet e mira ndër fqinjësore dhe për zbatimin e përpiktë të Marrëveshjes së Ohrit në përputhje me kushtetutën e vendit me theks të veçantë respektimin e barazisë gjuhësore dhe të përfaqësimit të drejtë institucional.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00