Ambasadori Fatos Reka u takua me Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor z. Naser Nuredini.
Takimi u përqëndrua në bashkëpunimin e suksesshëm midis dy vendeve në fushën e mbrojtjes së mjedisit deri tani, me synim ky bashkëpunim duhet të vazhdojë edhe më tej.
Në takim, Ministri Nuredini theksoi se në periudhën e ardhshme, theksi duhet të vihet në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve të bashkëpunimit ndërkufitar të financuara nga Bashkimi Europian, të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në të dy vendet.