Oda Ekonomike e Maqedonisë Verperëndimore (OEMVP), grupim i bizneseve kryesisht shqiptare zhvilloi ceremonin e përvitshme “Top 100”, në vlerësim të bizneseve me performancë më të mirë gjatë vitit 2021. Pavarësisht pandemisë së Covid-19 e krizës ekonomike, bizneset e kësaj Ode paten rezultate ekonomike me fitim, shtim të numërit të të punësuarve, si dhe ndikim në ekonominë e vendit.
Në ceremoni ishin të pranishëm anëtarë të OEMVP, përfaqësues të bizneseve nga Shqipëria e Kosova, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë z. Nikolin Jaka, si dhe Ambasador I Republikës së Shqipërisë z. Fatos Reka.