Znj. Vasilika Hysi, Nënkryetare e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, me ftesë të Kryetart të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Talat Xhaferi, mori pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për miratimin e Ligjit për ratifikimin e Protokollit për antërësim në NATO.
Nënkryetarja e Kuvendit znj. Vasilika Hysi, shprehu përkrahjen për anëtarësim në NATO dhe në BE, njëkohësisht ndanë edhe pikëpamjet e tyre për përfitimet e ardhshme nga anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancën Veri-atlantike, vlerat themelore dhe principet të cilat secili vend anëtarë njëkohësisht i respekton, promovon dhe përsos, si dhe roli i të gjithëve së bashku në ruajtjen e paqes botërore, sigurisë globale. U theksua edhe nevoja e politikës së mëtejme proaktive të mirë fqinjësore, ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme politike dhe ekonomike ndërmjet shteteve të rajonit dhe përforcimin e diplomacisë parlamentare.