Vizita e Përfaqësueses së Presidencës Shqiptare të OSBE, kundër Korrupsionit, Prof. Paola Severino.

Në kuadër të Presidencës Shqiptare 2020 të OSBE-së, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, u oraganizua konferenca anti-kurrupsion, ku e ftuar special ishte Prof. Paola Severino, e dërguara special e Kryetarit të Presidencës Shqiptare, kundër korrupsionit.
Në përfundimet e konferencës, Prof. Severino rekomandoi rëndësinë e bashkëpunimit me shoqërinë civile, në zhvillimin e strategjive dhe politikave kundër korrupsionit, frymën dhe vullnetin e mirë për një adresim sa më të drejt të çështjeve të korrupsionit, bashkëpunimi rajoanl në luftën kundër korrupsionit duke zhvilluar një rrejt hetimi financiar.  
Gjatë qëndrimit të Prof. Severino në Shkup, ajo zhvilloi takime me Presidentin Stevo Pendarovski, Kryeministrin Oliver Spasovski, Ministren e Drejtësisë Renata Deskovska dhe Komisionin Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, ku tema kryesore e bisedimeve ishte lufta kunsër korrupsionit, si një çelës për mirëqënien e qytetarëve dhe si një shtytës kryesor të vlerave europiane.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00