Vizita në Shkup/ Cakaj takon krerët e partive shqiptare: Kontributi i faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut mbetet i patjetërsueshëm

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Shkup zhvilloi disa takime me krerët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Më konkretisht, Cakaj pati takime me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, kryetarin e Lëvizjes “BESA”, Bilal Kasami, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, si dhe Kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi.
Gjatë këtyre takimeve u vlerësua roli i pazëvendësueshëm në zhvillimin e demokracisë së brendshme, procesin e anëtarësimit në NATO dhe rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Europian.
Më tej, kryediplomati Cakaj theksoi se kontributi i faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut në mbrojtjen e interesave kombëtare, zhvillimin e përgjithshëm institucional dhe ruajtjen e drejtimit euroatlantik të vendit, mbetet i patjetërsueshëm.
 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00