Zbulo Korçën, Qyteti i Serenatave.

Në kuadër të promovimit të turizmit në Republikën e Shqippërisë, Ambasada e RSH-së në Shkup, organizoj një eskursion me disa Ambasador rezident në Shkup, në qytetin e Korçës. Ky eskursion u quajt, “zbulo Korçën-qyteti serenatave”. 
Pazari I vjetër, i rinovuar ishte fillimi I vizitës në Korçë, duke vijuar me shëtitjen në pedonale e vizituar Muzeun e Mësonjtores dhe Muzeun e Gjon Milit. Mbas një pushimi në ambjentet e vila Themistokli, Ambasadorët vijuan me vizitën në muzeun e oriental “Bratko” dhe atë të Artit Mesjetarë.
Vizita në këtë qytet u mbyll në fabrikën e Birra Korçës, ku Ambasadorët u njofën nga afër me investimet në këtë fabrik, si dhe me shijen e birra Korçës të sapo prodhuar.
Si qytet i serenatave nuk mund të mungonte një e tillë, dhë në ambjentet e Hani i Pazarit, Ambasadorët patën kënaqësinë që këto serenata ti dëgjonin.

Nuk mund të mungonte pa vizituar Voskopojën, ku vizitat në kishat e vjetra dhe afresket e tyre, i lanë një përshtypje shumë të mirë Ambasadorëve.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Rr.Slavej Planina, nr.2
1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Tel / Fax

Tel: +389 2 3246726
Fax: +389 2 3246727
Vetëm për emergjenca:
+38975376896

E-MAIL

embassy.skopje@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Zyra Konsullore
10:00-14:00