Articles

Anëtarësimi në BE, Xhaçka – Varhelyi: Brenda vitit të miratohet korniza negociuese

Albanian

8 janar 2021 – Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi këtë të premte një takim virtual me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, z. Oliver Varhelyi.
Ministrja Xhaçka vlerësoi rolin e Komisionerit Varhelyi në dosjen e zgjerimit, si dhe në atë të ndihmës nga Komisioni Evropian për përballimin e pasojave të tërmetit dhe të pasojave të pandemisë në Shqipëri gjatë 2020-ës. Ministrja Xhaçka vlerësoi edhe propozimin e Komisionit për Planin Ekonomik e të Investimeve për rajonin e Ballkanit Perëndimor, të propozuar në tetor 2020.

Xhaçka në krye të MEPJ, Rama: Të tjera arritje në diplomaci

Albanian

5 janar 2021 - U zhvillua në MEPJ ceremonia e dorëzimit të detyrës të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Pas gati dy vjet në krye të këtij dikasteri, Gent Cakaj i’a ka dorëzuar Olta Xhaçkës detyrën e ministrit të MEPJ.
Gjatë ceremonisë së organizuar me stafin diplomatik, Ministri në Detyrë, Gent Cakaj u shpreh se, nga dita e sotme nuk do të jetë thjesht një paraardhës politik i Xhaçkës, por mbështetësi më i madh i saj që ajo ta përfaqësojë Shqipërinë denjësisht e me shkëlqim të plotë.

Cakaj takon Kairat Adbrakhamanov: Fshirja e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të trajtohet me përparësi të plotë nga Komisioni i OSBE-së

Albanian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndodhet në një vizitë zyrtare në Hagë, gjatë të cilës ka zhvilluar një takim me Komisionerin e Lartë të sapozgjedhur të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Kairat Adbrakhamanov.
Në takim me Komisionerin e Lartë Adbrakhamanov, Cakaj theksoi se biseda u përqëndrua në çështjen e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Cakaj VTC me Várhelyi: politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri

Albanian

Gjatë ditës së sotme, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim online me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi.
Me Komisionerin Várhelyi, Kryediplomati Cakaj diskutoi gjërësisht mbi mundësinë që kanë vendet e Ballkanit Perëndimor për të siguruar vaksinën kundër COVID-19, në të njëjtën kohë si vendet e Bashkimit Evropian.

Hapet zyra e Këshillit Kombëtar në Medvegjë/ Cakaj: Ka qenë detyrim kombëtar i kahmotshëm

Albanian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një reagimi në Facebook, bëri me dije se sot, me mbështetjen e drejtpërdrejtë politike, financiare dhe institucionale të Shqipërisë, për herë të parë është hapur zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.
Kjo zyrë, siç thekson edhe Cakaj në postim, do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen dhe lartësimin e të drejtave themelore të shqiptarëve në Medvegjë.

Komiteti i 11-të i Stabilizim Asociimit Bashkimi Evropian-Shqipëri

Albanian

Takimi i 11-të i Komitetit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian u zhvillua më datë 9 Dhjetor 2020 në Tiranë ( video konferencë). Takimi u hap nga z. Zef Mazi, Kryenegociator për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe nga znj. Genoveva Ruiz Calavera, Drejtore e Drejtorisë së Përgjithshme për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian. znj. Adea Pirdeni, Zëvendësministre e Drejtësisë në Shqipëri dhe znj.

Forum Binesi Shqipëri-Rumani për nxitjen e bashkëpunimit në fushën e turizmit.

Albanian

Ambasada e Shqipërisë në Bukuresht, në bashkëpunim me Kabinetin e Sekretarit rumun të Shtetit  për Tregtinëe Jashtme dhe Mjedisin e Biznesit, si dhe me Agjencinë shqiptare Kombëtare të Turizmit, organizuan me datë 03.12.2020 Forumin virtual të Biznesit dedikuar fushës së Turizmit, me fokus promovimin e Shqipërisë si destinacion tërheqës për sezonin e ardhshëm turistik 2021.

Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare mori pjesë në takimin virtual të Forumit të Pestë Rajonal të Bashkimit për Mesdheun

Albanian

Zëvendësministri Agron Tare mori pjesë në Forumin e Pestë Rajonal të Bashkimit për Mesdheun, që u mbajt online më 27 nëntor 2020.
Zëvendësministri Tare vlerësoi arritjet e organizatës. Bashkimi për Mesdheun mbetet forum për dialogun politik, platformat dhe projektet sektoriale me një impakt rajonal.
Shqipëria si mbështetëse e qasjes shumëpalëshe synon të marrë një rol proaktiv në formësimin e së ardhmes së një rajoni të përparuar, të qëndrueshëm dhe të sigurt euro-mesdhetar, si pjesë e politikës së saj të jashtme.

Konferenca e OSBE mbi lirinë e fesë ose besimit në epokën dixhitale

Albanian

9 nëntor 2020 – Fokusi i konferencës përfundimtare të OSBE-së për të drejtat e njeriut, e këtij viti, ishte nevoja për të përfituar plotësisht nga mundësitë e ofruara nga teknologjitë dixhitale dhe minimizimi i rreziqeve që ato paraqesin, të cilat po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme përsa liria e fesë dhe besimit vihen gjithnjë e më shumë nën presion.

Zhvillohet takimi i Ministrave të Jashtëm të SEECP/ Cakaj: Diskutuam për domosdoshmërinë e një bashkëpunimi të thelluar rajonal

Albanian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndodhet në Antalia të Turqisë, ku po merr pjesë në mbledhjen e ministrave të jashtëm të SEECP, e cila ka në fokus diskutime mbi mënyrat e reja të bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse në luftën kundër COVID19.

Pages

Postal Address

Embasy of Albania
Str.Duiliu Zamfirescu no.7,
Sector1 , Bucuresti

Tel / Fax

Tel.: +40212119829
Fax.: +40212108039
Numri i emergjences: +40756127787

E-MAIL

embassy.bucharest@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Thursday
09:00 - 17:00

Friday
09:00 - 14:00