Articles

Takimi me Ministrat e Jashtëm të BP/ Xhaçka: Ballkani Perëndimor ka nevojë për hapa konkretë nga BE

Albanian

16 Shtator 2021 - Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin online me ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të samitit të radhës BE- Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Brdo. 
Gjatë fjalës së saj, ministrja Xhaçka theksoi nevojën e mesazheve të qarta dhe hapave konkretë, lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. 

Ministrja Xhaçka pret në aeroport Angela Merkel: Mirënjohje për mbështetjen e saj për integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE

Albanian

14 Shtator 2021 - Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka pritur në aeroportin e Rinasit kancelaren gjermane Angela Merkel. 
Ministrja Xhaçka i shprehu mirënjohen kancelares Merkel për mbështetjen e saj për integrimin e Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. 

Ministrja Xhaçka pret homologun danez: Mbështetja e Danimarkës, provë e qartë e progresit të Shqipërisë

Albanian

2 Shtator 2021 - Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Znj. Olta Xhaçka, priti sot në një takim në Tiranë Ministrin e Jashtëm danez, Z. Jeppe Kofod, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri.
 
Në një deklaratë për shtypin pas takimit, Ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen që Danimarka i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE. 
 

Ministrja Xhaçka viziton refugjatët afganë: Krenari për mikpritjen

Albanian

30 Gusht 2021 - Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, dhe Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim kanë inspektuar ditën e sotme ambientet e Qytet Studentit, për të parë nga afër kushtet e  strehimit të 300 nga shtetasit afganë që kanë mbërritur ditët e fundit në Shqipëri.
Përmes një postimi në Twitter, Xhaçka shprehet se shumë partnerë e organizata ndërkombëtare po i bashkohen çdo ditë këtij operacioni të madh humanitar dhe se ndihemi krenarë për mikpritjen shqiptare. 

Ministrja Xhaçka pret avionin e parë me qytetarët afganë: Krenare për solidaritetin e treguar nga shqiptarët, koordinuam një operacion humanitar në kohë rekord

Albanian

27 Gusht 2021 - Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti mëngjesin e sotëm në aeroportin e Rinasit avionin e parë nga Kabuli me 121 qytetarë afganë, ku e pranishme ishte edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.
Ministrja Xhaçka e konsideroi këtë si një moment shumë emocionues, teksa u shpreh e lehtësuar për mbërritjen e kontigjentit të parë të afganëve, jeta e të cilëve rrezikohej nga sulmet në Kabul. 

Rekomandimi i BE/ MEPJ prezanton platformën e re me rregullat specifike për udhëtimet jashtë vendit

Albanian

6 Korrik 2021 - Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme prezanton platformën e re e cila do të shërbejë për të informuar të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të lëvizin jashtë vendit, lidhur me rregullat që janë në fuqi në secilin vend anëtar të BE, për hyrjen në territorin e tyre. 
Përpara çdo udhëtimi, qytetarët shqiptarë duhet të sigurohen që të kenë informacionin e duhur për destinacionin e tyre, duke klikuar në adresën e mëposhtme: 

Bashkëpunimi Ekonomik i Detit të Zi, Xhaçka: Tjetër sukses i kryesisë shqiptare, arritëm të gjitha objektivat e axhendës

Albanian

30 Qershor 2021 - Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, drejtoi takimin e 43-të të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BSEC), organizatë e cila aktualisht kryesohet nga Shqipëria. 
Ministrja Xhaçka theksoi se pavarësisht vështirësive nga pandemia Shqipëria ka arritur ta drejtojë me sukses axhendën, duke plotësuar të gjitha objektivat e organizatës. 

Koalicioni kundër ISIS, Xhaçka: Lufta ndaj ekstremizmit të dhunshëm, prioritet i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit

Albanian

28 Qershor 2021 - Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Olta Xhaçka, mori pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global për shkatërrimin e ISIS (D-ISIS), që u mbajt sot në Romë, nën bashkë-kryesimin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Ministrisë së Jashtme të Italisë.

Xhaçka në Forumin e Antaljas: Vendimi për Konferencën e parë Ndërqeveritare - kyç për besueshmërinë e BE

Albanian

20 Qershor 2021 - Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në forumin e Antaljas me temë “Fqinjët shohin së bashku: E ardhmja e Evropës”, ku merrni pjesë panelistë si europarlamtetari Sergey Lagodisnky, përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak apo ish kryeministri rumun Viktor Ponta. 
Ministrja Xhaçka theksoi se Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë të qëndrojë i përkushtuar ndaj rajonit përmes veprimeve konkrete dhe duke mbajtur premtimet e saj. 

Rekomandimi i BE, Shqipëria në listën e vendeve që mund të lëvizin lirshëm në zonën shengen

Albanian

18 Qershor 2021 - Pas masave kufizuese të vendosura për shkak të situatës së pandemisë, Këshilli i BE ka miratuar rekomandimin për rishikimin e listës së vendeve, qytetarët e të cilave mund të rifillojnë lëvizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Lajmi është bërë publik nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka përmes rrjeteve sociale.
Në këtë listë ende të kufizuar është përfshirë Shqipëria, pas këmbënguljes dhe punës disa javore të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashme dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale. 

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Str.Duiliu Zamfirescu no.7,
Sector1 , Bucuresti

Tel / Fax

Tel.: +40212119829
Fax.: +40212108039
Numri i emergjences: +40 733368444

E-MAIL

embassy.bucharest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00