Articles

Takimi me Ministrin Cakaj, Austria, Spanja e Suedia mbështesin hapjen e negociatave

Albanian

Korrik 2019 - Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, gjatë Takimit Informal të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së në Sllovaki, ka marrë mbështetjen e Austrisë, Spanjës dhe Suedisë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

“Shqipëria, shtëpia juaj”, Cakaj nënshkruan marrëveshje ndërministrore për ambasada të përbashkëta me Kosovën

Albanian

Shqipëria dhe Kosova do të përfaqësohen me ambasada të përbashkëta në vende të ndryshme të botës. Njoftimi është bërë nga dy ministrat Cakaj e Pacolli, gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje midis dy vendeve.

Nënshkruhet Marrëveshje bashkëpunimi mes Universiteteve Politeknike të Tiranës dhe Bukureshtit

Albanian

Qershor 2019 - Me nismën dhe ndërmjetësimin e Ambasadës u vendos sot një urë e re bashkëpunimi në marrëdhëniet tradicionale dhe shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Rumanisë - kësaj here mes Universiteteve Politeknike të Tiranës dhe Bukureshtit. Dy rektorët respektivë Prof.Dr.

Mbrëmje kulturore shqiptare në Bukuresht

Albanian

Qershor 2019 - Bukureshti këndon sërish shqip dhe sërish në Teatrin Kombëtar “I.L.Caragiale” – ishte soprano e mirënjohur shqiptare Arlinda Morava, së bashku me të talentuarat e “Bucharest Ladies Qvintet” nën drejtimin e mrekullueshëm të

Ndahet nga jeta Mami Lulja - një prej ikonave të Komunitetit historik shqiptar të Rumanisë

Albanian

11 Qershor 2019 - Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Zonjës së madhe Shqiptare që një Komunitet i tërë e quante “Mami Lulja”. Këtë Zonjë që ka hapur shtëpinë dhe zemrën e saj për shqiptarë të panumërt që jeta i ka sjellë në Rumani për arsye nga më të ndryshmet. Lamtumirë Mami Lule! U prehsh në paqe! Do na mungojë shumë buzëqeshja dhe ëmbëlsia jote!

Innovation NEST Tirana

Albanian

Vizitë zyrtare e Ministrit Cakaj në Rumani

Albanian

10 Qershor 2019 - Vizitë e suksesshme e Ministrit Gent Cakaj në Bukuresht, ku u takua me Ministrin rumun të Punëve të Jashtme Teodor Melescanu dhe Ministrin e Shtetit për Çështjet e BE George Ciamba. Rumania dhe Presidenca Rumune e Këshillit të BE do të vazhdojë të mbështesë palëkundje përpjekjet në kuadër të politikës së zgjerimit të BE, si dhe, në mënyrë të veçantë, integrimin evropian të Shqipërisë.

Shqipëria e ftuar nderi në TIFF 2019 - Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Cluj-Napoca

Albanian

Për disa ditë në qytetin rumun Cluj-Napoca u fol dhe u këndua shqip️, duke përcjellë një emocion të veçantë dhe krenari.

Ministri në Detyrë Cakaj takon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës Jagland: Vendet anëtare të kontribuojnë për forcimin e Organizatës.

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të KiE, Thorbjorn Jagland, në margjinat e ministerialit të Këshillit të Evropës.
Gjatë takimit të dy bashkëbiseduesit ndanë mendimin se për forcimin e karakterit pan-Evropian të kësaj organizate, për tejkalimin e problematikave institucionale, politike dhe financiare, nevojitet kontributi i përbashkët i të gjitha vendeve anëtare.

Ministri në Detyrë Cakaj vizitë zyrtare në Hungari: Mbështetje për çeljen e negociatave dhe vullnet për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó zhvilloi një vizitë zyrtare në Budapest.
Diskutimet u fokusuan tek procesi i integrimit evropian, si dhe në bashkëpunimi dypalësh dhe shumëpalësh .

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Str.Duiliu Zamfirescu no.7,
Sector1 , Bucuresti

Tel / Fax

Tel.: +40212119829
Fax.: +40212108039
Numri i emergjences: +40 733368444

E-MAIL

embassy.bucharest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00