Articles

Ministrja Xhaçka në Samitin e SEECP: Shqipëria mbështet strategjinë për nxitjen e bashkëpunimit rajonal

Albanian

17 Qershor 2021- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në samitin e Organizatës për Bashkëpunimin e Evropës Jug-Lindore (SEECP) që u mbajt në Antalja të Turqisë. 
Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria e ka konsideruar gjithmonë jetik bashkëpunimin rajonal për transformimin e shoqërive dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. 

Shqipëria merr zyrtarisht Presidencën e NAJ/EUSAIR

Albanian

1 Qershor 2021 - Shqipëria, duke nisur nga 1 qershori 2021, merr Presidencën 1-vjeçare të Nismës Adriatiko-Joniane (NAJ) dhe Strategjisë së Bashkimit Evropian për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit (EUSAIR).
Vendi ynë e merr presidencën mbas Sllovenisë, një vend i Bashkimit Evropian dhe aktor i rëndësishëm për perspektivën euro-atlantike në Ballkanin Perëndimor.

Ekipi i Ëndrrave, Xhaçka: Aplikoni për të qenë pjesë e ekipit përfaqësues të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit

Albanian

26 Maj 2021 - Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, i është drejtuar të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit me një thirrje për t’u bërë pjesë e task-forcës që pritet të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. 
Sipas kryediplomates, Shqipëria pritet të zgjidhet anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB që do të mbahet më datë 11 qershor 2021.

Tre ministrat e jashtëm të BE në Tiranë: Është koha e duhur të nisin negociatat me Shqipërinë

Albanian

23 Maj 2021 - Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka pritur në një takim në MEPJ homologët e saj, Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg; Ministrin e Jashtëm  të Republikës Çeke, Jakub Kulhanek dhe atë të Sllovenisë, Anze Logar. 
Ministrja Xhaçka deklaroi se vizita e homologëve të saj në Tiranë është një tregues i mbështetjes së tyre dhe vendeve që ata përfaqësojnë ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE. 

Komiteti i ministrave të KiE, Xhaçka: Shqipëria gati për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare me BE

Albanian

22 Maj 2021 - Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në video-konferencën e sesionit të 131-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili shënoi përfundimin e Kryesisë së radhës së KiE që mbahet nga Gjermania. 
Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria beson fuqimisht në multilateralizëm dhe në gjetjen e zgjidhjeve, duke promovuar vlerat e KiE në konsolidimin e demokracisë dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Dita e Evropës/ Ministrja Xhaçka: Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për integrimin në BE

Albanian

Në kuadër të Ditës së Evropës, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, doli me një video-mesazh rreth kësaj dite të shënuar. 
Ministrja Xhaçka theksoi se vizioni i prezantuar 71 vite më parë nga Robert Schuman duhet çuar përpara duke përfshirë në BE edhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. 
Sipas kryediplomates, Shqipëria ndodhet sot më afër se kurrë objektivit për anëtarësim pasi vendi i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe prioritetet e kërkuara. 

Nisja e stërvitjes ushtarake 'DEFENDER EUROPE 21'/ Ministrja Xhaçka: Tregues i qartë i marrëdhënieve të shkëlqyera Shqipëri-SHBA

Albanian

4 Maj 2021 - Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të çeljes së stërvitjes ushtarake 'Defender Europe 2021'. 
Ministrja Xhaçka e cilësoi këtë si një ngjarje historike që tregon qartë marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. 

Takim i Ambasadorit Tepelena me Presidenten e Senatit Rumun znj. Anca Dragu

Albanian

Një takim tejet pozitiv i Ambasadorit Ilir Tepelena me Presidenten e Senatit Rumun znj.Anca Dragu, e para zonjë që merr drejtimin e këtij institucioni të rëndësishëm. Në qendër të bisedës së zhvilluar me këtë rast ishte angazhimi i përbashkët për të promovuar më tej bashkëpunimin dypalësh, në të gjitha fushat, dhe, në veçanti, diplomacinë parlamentar. Presidentja Dragu rikonfirmoi mbështetjen e Rumanisë për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE, si dhe asistencën me ndihmë e ekspertizë në procesin e negociatave të antarësimit të Shqipërisë me BE.   

Mbledhja e ministrave të NATO-s, Xhaçka: Shqipëria mbështet vendimin për tërheqjen e trupave nga Afganistani

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi morën pjesë në një takim pune të Ministrave të Punëve të Jashtme dhe atyre të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, me Sekretarin e Shtetit dhe Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-ve, ku në fokus ishin zhvillimet e kohëve të fundit në Afganistan dhe vijimësia e misionit të NATO-s “Resolute Support”.
Ministrja Xhaçka vlerësoi vendimin e administratës aktuale të SHBA, për të mos u tërhequr në mënyrë të njëanshme nga Afganistani, por duke e bërë këtë në konsultim të plotë me vendet e NATO-s.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Str.Duiliu Zamfirescu no.7,
Sector1 , Bucuresti

Tel / Fax

Tel.: +40212119829
Fax.: +40212108039
Numri i emergjences: +40 733368444

E-MAIL

embassy.bucharest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00