Articles

Mbledhja e Ministerialit të 130-të të Komitetit të Ministrave/ Cakaj: Mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Albanian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në Sesionin e Ministerialit të 130-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili u drejtua nga kryesia greke e KiE dhe për shkak të situatës pandemike, u zhvillua online. Sesioni i këtij viti ishte i veçantë, pasi data 4 nëntor 2020, përkon me 70 vjetorin e miratimit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Cakaj takon Beaune: Franca vlerëson rezultatin e Shqipërisë

Albanian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndodhet në Paris ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Cakaj zhvilloi një takim me Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane të Francës, Clément Beaune.
Të dy Ministrat diskutuan mbi punën e bërë prej Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në përfundimet e Këshillit të Marsit 2020, të cilat janë paraqitur hollësisht edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian.

Ambasadori Ilir Tepelena takon Sekretaren e Shtetit Iulia Matei

Albanian

"Kënaqësi e veçantë të takohem sërish me Sekretaren e Shtetit Iulia Matei" - shkruan Ambasador Tepelena në postimin e tij në Facebook dedikuar këtij takimi. Më tej, ai shton se mbështetja e Rumanisë në fillimin sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE, ekspertiza dhe asistenca konkrete e saj në negocimin e kapitujve të ndryshëm, si dhe forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh dhe atij rajonal, në fokus të bisedimeve të zhvilluara sot në MPJ rumune.
 
23/10/2020

Cakaj pret Dendias: Bashkëpunim i thelluar në çdo fushë të interesit të ndërsjellë

Albanian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në një takim zyrtar në Tiranë, Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.
Në një reagim në Facebook, lidhur me takimin e zhvilluar, Cakaj u shpreh, se me homologun grek, vlerësuan bashkëpunimin mes dy vendeve dhe theksuan rëndësinë e zgjidhjes së të gjitha çështjeve dypalëshe.

Cakaj në Sofje me homologen Zaharieva/ Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Ujërave

Albanian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, po zhvillon një vizitë dy ditore në Sofje, ku pritet të zhvillojë një sërë takimesh të rëndësishme.
Cakaj e nisi këtë vizitë me një takim me Zëvendëskryeministren e Parë për Reformën në Drejtësi dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Cakaj takohet me zyrtarët më të lartë maltez: Malta mbështet Shqipërinë për Këshillin e Sigurimit

Albanian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, përfundoi vizitën e tij zyrtare në Maltë me një varg takimesh të zhvilluara, duke përfshirë takimin me Anëtarin e Parlamentit të Maltës e Koordinatorin me Zyrën e Kryeministrit, Glenn Bedingfield, me Ministrin pranë zyrës së Kryeministrit, Carmelo Abela, si dhe me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Maltës, Anġlu Farrugia.

Cakaj vizitë zyrtare në Maltë, takohet me homologun Bartolo: Thellim i bashkëpunimit përmes ngritjes së komisionit ekonomik mes dy vendeve

Albanian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ndodhet në Maltë, ku po zhvillon një vizitë zyrtare dy ditore.
Vizitën e tij, Kryediplomati Cakaj e nisi duke zhvilluar një takim me homologun e tij, Ministrin e Jashtëm dhe për Çështjet Evropiane të Maltës, Evarist Bartolo.
Gjatë takimit, homologët theksuan rëndësinë e nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë mes dy vendeve, si shprehje e qartë e vullnetit të përbashkët, për të promovuar dhe intensifikuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera.

Cakaj takim online me Várhelyi dhe Ministrat e Jashtëm të BP: Plani i investimeve i rëndësishëm për ekonomitë e vendeve tona

Albanian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në video konferencën e zhvilluar mes Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerit për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi.
Në një reagim në facebook, lidhur me pjesëmarrjen e tij në video konferencë, Cakaj bëri me dije se diskutimi u përqendrua tek prioritetet e projekteve ekonomike e harmonizimi i objektivave rajonale para publikimit të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të Komisionit Evropian.

Një tjetër histori suksesi e një sipërmarrësi Shqiptar në Rumani

Albanian

"Krenar për ty dhe arritjet e tua Ilir Kokonozi. Përgëzime dhe suksese të mëtejshme!" - Ambasadori Ilir Tepelena viziton kompaninë e re,në fushën e produkteve të aluminit, të drejtuar nga sipërmarrësi shqiptar Ilir Kokonozi, të ndërtuar në rrethinat e Bukureshtit.
Tetor 2020

Mbledhja e 2 tetorit mes dy qeverive/ Cakaj takon Zëvendëskryeministrin e Kosovës

Albanian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar sot një takim me Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Tahiri.
Në një reagim në Facebook, Cakaj u shpreh lidhur me takimin se në fokus ishin bisedat e fundit para mbledhjes së 2 tetorit mes dy qeverive, për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e ekonomisë e arsimit, si dhe për të mos lënë mënjanë as mbështetjen për shqiptarët në rajon.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Str.Duiliu Zamfirescu no.7,
Sector1 , Bucuresti

Tel / Fax

Tel.: +40212119829
Fax.: +40212108039
Numri i emergjences: +40 733368444

E-MAIL

embassy.bucharest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00