Articles

Mbledhja e 2 tetorit mes dy qeverive/ Cakaj takon Zëvendëskryeministrin e Kosovës

Albanian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar sot një takim me Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Tahiri.
Në një reagim në Facebook, Cakaj u shpreh lidhur me takimin se në fokus ishin bisedat e fundit para mbledhjes së 2 tetorit mes dy qeverive, për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e ekonomisë e arsimit, si dhe për të mos lënë mënjanë as mbështetjen për shqiptarët në rajon.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, përfundoi vizitën zyrtare dy ditore në Maqedoninë e Veriut duke zhvilluar një takim me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin

Albanian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, përfundoi vizitën zyrtare dy ditore në Maqedoninë e Veriut duke zhvilluar një takim me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin.
“Pafundësisht i lumtur me ngritjen e pashembullt të përfaqësimit të shqiptarëve në institucione shtetërore dhe rolin e jashtëzakonshëm në politika drejtuese të Maqedonisë së Veriut.” – theksoi Cakaj në një reagim në Facebook mbi takimin.

Cakaj takohet me Zaev: Maqedonia e Veriut do të mbështesë Shqipërinë për Këshillin e Sigurimit

Albanian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Cakaj, në një reagim në Facebook, u shpreh se takimi me Kryeministrin Zaev u përqendrua në mbajtjen e mbledhjes së përbashkët ndër-qeveritare dhe rëndësinë e punës së përbashkët për përparimin e mëtejmë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Cakaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takon Osmanin: Me rëndësi zhvillimi i mbledhjes ndërqeveritare

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndodhet në Shkup, ku po zhvillon një vizitë zytare dy ditore. Këtë vizitë, Kryediplomati Cakaj e nisi me një takim me homologun e tij, Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Në fokus të takimit të zhvilluar ishin diskutime mbi mbajtjen e mbledhjes së ardhshme ndër-qeveritare me theks të veçantë në vazhdimin e punëve për ndërtimin e rrugës së Arbërit, interkoneksionit Manastir-Elbasan e menaxhimit të mirë të Liqenit të Ohrit.

Cakaj në Konferencën kundër Terrorizmit, organizuar nga Kryesia Shqiptare e OSBE-së: Lufta kundër terrorizmit dhe radikalizimit mund të ketë efekt vetëm me përfshirjen e shoqërisë civile dhe jo vetëm mes qeverive

Albanian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në Konferencën kundër Terrorizmit të organizuar nga Kryesia Shqiptare e OSBE-së.
Në një reagim në Facebook, lidhur me pjesëmarrjen e tij në konferencë Kryediplomati Cakaj theksoi tre elemente kryesore.

Kryesimi i OSBE-së, Cakaj në Forumin Ekonomik dhe të Mjedisit: Promovimi i sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik nëpërmjet luftës kundër korrupsionit prioritet themelor i Kryesisë sonë

Albanian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në Takimin vjetor të Forumit Ekonomik dhe Mjedisor, që po zhvillohet në Pragë.
Në fokus të këtij takimi ishte rëndësia e përdorimit të teknologjive të reja dhe platformave digjitale në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Promovimi i sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik nëpërmjet luftës kundër korrupsionit është një prej prioriteteve themelore të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së.”- u shpreh Cakaj në një postim në facebook lidhur me pjesëmarrjen në këtë forum.

Cakaj letër Apple: Vendoseni Kosovën në hartë

Albanian

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i ka dërguar sot një letër drejtorit ekzekutiv të Kompanisë Apple, Tim Cook.
Me anë të kësaj letre, Cakaj i kërkon këtij të fundit marrjen e masave të nevojshme, për të paraqitur kufijtë e saktë të Republikës së Kosovës në shërbimin e Apple Maps.

Cakaj bisedë me homologët e vendeve baltike: Mbështetje për integrimin dhe Këshillin e Sigurimit

Albanian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj mori pjesë në një takim virtual me tre ministrat e jashtëm të vendeve baltike, Ministrin e Jashtëm të Lituanisë, Linas Linkevičius, Ministrin e Jashtëm të Estonisë, Urmas Reinsalu dhe me Ministrin e Jashtëm të Letonisë, Edgars Rinkēvičs.
Në takim ministrat diskutuan hollësisht për punën që po bën Shqipëria për të zbatuar të gjitha detyrimet para Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare.

Cakaj video konferencë me Varvitsiotis: Thellim i mëtejshëm i bashkëpunimit në procesin e integrimit evropian

Albanian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një video konferencë me Ministrin Alternat në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Miltiadis Varvitsiotis.
Biseda u përqëndrua në rëndësinë e bashkëpunimit të dy vendeve si kryesuese të dy organizatave shumë të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave themelore e promovimit të demokracisë, OSBE dhe Këshillit të Evropës, në shërbim të lartësimit të vlerave të përbashkëta në rrethanat e shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Cakaj në Stokholm takohet me homologen Linde: Suedia mbështetje teknike të pakushtëzuar për negociatat

Albanian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Stokholm.
Në fokus të bisedimeve të takimit ishte puna e jashtëzakonshme e Agjencisë Suedeze të Zhvillimit dhe Bashkëpunimit (SIDA), në zhvillimin e Shqipërisë dhe mbështetjen teknike të grupit përgjegjës për negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Str.Duiliu Zamfirescu no.7,
Sector1 , Bucuresti

Tel / Fax

Tel.: +40212119829
Fax.: +40212108039
Numri i emergjences: +40756127787

E-MAIL

embassy.bucharest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00