Articles

Ambasadori Qazimi takohet me ministrin e Arsimit dhe Sportit të Sllovenisë, diskutohet konkretizimi i bashkepunimit në fushën e arsimit

Albanian

Në datën 8 korrik, ambasadori Pëllumb Qazimi zhvilloi takim me Jernej Pikalo, ministër i Arsimit dhe Sportit të Sllovenisë. Gjatë takimit u shkëmbye informacion për statusin aktual të bashkëpunimit dypalësh në fushën e arsimit dhe shkencës. Po ashtu u debatua për rrugë të intensifikimit e konkretizimit të bashkëpunimit të mëtejshëm.

Ambasadori Pëllumb Qazimi merr pjesë në veprimtarinë diplomatike, organizuar nga Ambasada e Rumanisë në Slloveni

Albanian

Në datën 4 korrik, Ambasada e Rumanisë, nën drejtimin e ambasadorit Anton Niculescu dhe konsullit të nderit Ludvik Nazarij Glavina, organizoi veprimtarinë e fundit kulturore sportive në kuadrin e Presidencës rumune të Këshillit Evropian-garë diplomatike e golfit. Krahas kolegëve të tjerë drejtues të misioneve diplomatike, ishte i pranishëm edhe ambasadori Pëllumb Qazimi.

Ambasadori Pëllumb Qazimi pritet në takim nga Zoran Poznič, ministër i Kulturës të Sllovenisë

Albanian

Në datën 1 korrik, ambasadori Pëllumb Qazimi është pritur në takim nga Zoran Poznič, ministër i Kulturës të Sllovenisë. Gjatë takimit është shkëmbyer informacion lidhur me statusin dhe rolin e bashkëpunimit kulturror ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë, si një përbërës shumë i rëndësishëm për të sjellë më afër dy vendet dhe dy popujt.

Zhvillohet në Tacen, Lubjanë, gara ndërkombëtare e kanoes, i pranishëm edhe ambasadori Pëllumb Qazimi

Albanian

Në datat 28-30 qershor në Tacen, në afërsi të Lubjanës është zhvilluar gara ndërkombëtare e kanoes, ngjarje kjo e përvitshme në Slloveni. Ekipe nga rreth 30 vende të ndryshme të botës garuan ndërmjet tyre. Gjatë garës ishte i pranishëm edhe ambasadori Pëllumb Qazimi së bashku me ambasadorë e diplomatë të tjerë.

Pritet në Ambasadë Nunci i ri Apostolik në Slloveni

Albanian

Në datën 27 qershor, ambasadori Pëllumb Qazimi ka pritur në takim Nuncin e ri Apostolik në Slloveni, me rastin e fillimit të detyrës prej tij. Gjatë takimit, marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë janë vlerësuar si shumë të mira. Po ashtu, janë diskutuar tema të zhvillimeve të brendshme në Slloveni dhe situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ambasadori Pëllumb Qazimi merr pjesë në takimin e punës të ambasadorëve të vendeve anëtare të NATO-s

Albanian

Në datën 26 qershor, me organizim të ambasadorëve të Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në Slloveni, Esen Altug dhe Sophie Honey, u zhvillua takim i ambasadorëve të vendeve anëtare të NATO-s, akredituar në Republikën e Sllovenisë. I ftuar nderi ishte Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Miro Cerar.

Ambasada e Shqipërisë në Slloveni nderohet me pllakatën "Migjeni" të Shoqatës Kulturore Shqiptare "Migjeni", Lubjanë

Albanian

Në një ceremoni të organizuar në mjediset e Shoqatës Kulturore Shqiptare "Migjeni", në Lubjanë, në datën 25 qershor, në kuadrin e 30 vjetorit të shoqatës, Ambasada e Shqipërisë u nderua me pllakatën "Migjeni". Pllakata iu dorëzua ambasadorit Pëllumb Qazimi, në prani të kryesisë të shoqatës, nga ana e Prof. Martin Berishaj.

Sllovenia feston Ditën e Shtetësisë

Albanian

Në datën 24 qershor, Sllovenia festoi Ditën e Shtetësisë. Festimet zyrtare filluan me sesionin solemn organizuar në Asamblenë Kombëtare, nën drejtimin e Presidentit të Asamblesë, Dejan Židan. Mandej ngjarja kryesore festive u zhvillua në Kongresni trg, ku të pranishmit i përshëndeti Presidenti i Republikës të Sllovenisë, Borut Pahor.

Pages

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00