Në datat 5 dhe 6 qershor, ambasadori Pëllumb Qazimi ishte i pranishëm në punimet e Forumit të Biznesit, zhvilluar në Lubjanë në kuadrin e Samitit të Nismës të Tre Deteve. Në Samitin e Liderëve të Nismës merrnin pjesë kryetarët e shteteve ose përfaqësues të tjerë të 12 vendeve anëtare të nismës, si dhe Presidenti i Komisionit Evropian, Presidenti i Gjermanisë dhe Sekretari i Shtetit për Energjinë nga SHBA-të.