Articles

Diplomaci ekonomike - kompani sllovene do të marrin pjesë në Panairin Ekonomik të Tiranës

Albanian

Në datën 30 qershor në Zagorje u zhvillua takim pune me kompani sllovene ku morrën pjesë ambasadori i Shqipërisë Pëllumb Qazimi, Janez Podobnik President i ECPD, Lubjanë, Iztok Živko President i TEVEL, Marko Lotrič Presidenti i LOTRIČ, Marjan Leskovar Menaxher i TRIBOTIM, etj. Gjatë takimit u diskutuan rrugët e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dypalësh.

Takim me ambasadoren e re të Republikës të Sllovakisë

Albanian

Në datën 28 qershor, ambasadori Pëllumb Qazimi priti në takim Sh.S. Znj. Eva Ponomarenkova, ambasadore e re e Republikës të Sllovakisë në Republikën e Sllovenisë. Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet në Ballkanin Perendimor, situata në BE pas daljes të Mbretërisë të Bashkuar nga Unioni, etj.

Muaji i Ramazanit - Darkë Iftari në Lubjanë

Albanian

Në datën 25 qershor, shqiptarët, besimtarë muslimanë së bashku me ambasadorët e Shqipërisë dhe të Kosovës në Slloveni, kryetarë të Shoqatave Shqiptare dhe intelektualë shqiptarë në darkë iftari, shtruar me nismën e zotërinjve Bajram Shehu dhe Hamdi Muleci.

U festua 25 vjetori i Pavarësisë të Sllovenisë

Albanian

Në datën 24 qershor nëpërmjet tre ngjarjeve kryesore, meshë në Kishën e Lubjanës, Sesion Parlamentar në Asamblenë Kombëtare dhe Ceremoni zyrtare në sheshin qendror të Lubjanës, u festua 25 vjetori i Pavarësisë të Sllovenisë. Mernin pjesë qytetarë të shumtë, autoritetet e larta shtetërore dhe qeveritare sllovene, Presidentët e vendeve fqinje, Itali, Austri, Kroaci dhe Gjermani, trupi diplomatik, etj.

Bashkëpunim dypalësh për shkëmbimin e nxënësve dhe integrimin e kulturave

Albanian

Në datën 22 qershor ambasadori Pëllumb Qazimi vizitoi shkollën 9 vjeçare Pišece, Bashkia Brežice. Kjo shkollë me histori 204 vjeçare, prej njëzetë vitesh, nën kujdesin e UNESCO-s zbaton projektin e shkëmbimit të nxënësve, kulturave e të informacioneve ndërmjet nxënësve nga vende të ndryshme të rajonit.

Urime Sllovenisë me rastin e 25 vjetorit të Pavarësisë

Albanian

Sllovenia është vend i vogël në përmasa dhe në popullsi. Por është vend i mirëorganizuar, shumë i bukur, i gjelbëruar, me njerëz shumë miqësorë dhe të këndshëm. Bukuritë e Sllovenisë shfaqen në çdo skaj të saj. Sllovenët janë krenarë me vendin e tyre, i cili është i zhvilluar, i begatë dhe shembull për vende të tjerë.

Shoqata Shqiptare "Forum-Ilirida" organizoi ceremoninë e përfundimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe për vitin mësimor 2015-2016

Albanian

Në datën 20 qershor Shoqata Shqiptare "Forum-Ilirida", Lubjanë organizoi ceremoninë e përfundimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe për vitin mësimor 2015-2016.

Së bashku në punë vullnetare në interes të komunitetit

Albanian

Në datën 17 qershor zëvendës ambasadori amerikan, ambasadori i Shqipërisë dhe ambasadori i Kosovës u bashkuan me dhjetra vullnetarë nga Lubjana, zonat përreth Planinës në veprimtarinë vullnetare për lyerjen, pastrimin, pajisjen me mobilje dhe mjete pune të Institucionit të Rehabilitimit në Planina.

Urime Kombëtares Shqiptare nga Lubjana

Albanian

Stafi i Ambasadës dhe familjarët e tyre, në mbrëmjen e datës 19 qershor, së bashku me qytetarë sllovenë dhe turistë, në mjedis publik ndoqën ndeshjen e futbollit Shqipëri-Rumani. Ambasada i bashkohet urimit mbarë kombëtar: "Urime Kombëtares të Futbollit, Urime Shqipëri, Urime Shqiptarëve kudo që ndodhen".

Fillon kompeticioni ndërkombëtar i verës VINO LJUBLJANA 2016

Albanian

Në datën 17 qershor ka filluar kompeticioni ndërkombëtar i verës VINO LJUBLJANA 2016, i cili vazhdon deri në datën 19 qershor. Në këtë kompeticion për herë të parë është pjesëmarrëse edhe Shqipëria. Kantina Çobo merr pjesë me " E Bardha e Beratit" dhe "Sheshi i Zi". Në këtë kompeticion janë pjesëmarrës mbi 20 vende nga bota, të cilat prezantohen me dhjetra prodhues vere.

Pages

Postal Address

Embasy of Albania
Tavčarjeva ulica 10
1000 Ljubljana
Slovenia

Tel / Fax

Tel. +38615473650
Fax +38615473652
Nr. emergjence
+38631240760

E-MAIL

embassy.ljubljana@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
08:00 - 16:00