Në datën 20 shtator në prani të kryesisë të Shoqatës Kulturore Shqiptare “Migjeni”, Lubjanë, ambasadori Pëllumb Qazimi dorëzoi për kryetarin e Shoqatës, Martin Berishaj tekstet mësimore dërguar nga Zyra e Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për mësimin plotësues në gjuhën shqipe me fëmijët shqiptarë. Shoqata brenda një periudhe të shkurtër do të riaktivizojë në mjediset e saj mësimin plotësues në gjuhën shqipe me fëmijët.