Në datat 24-26 shtator, Asociacioni i Zyrtarëve të Zgjedhjeve në Evropën Qëndrore dhe Lindore (ACEEEO) dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të Republikës së Sllovenisë, janë duke organizuar në Lubjanë konferencën “Mbrojtja ligjore e të drejtës të zgjedhjes dhe transparenca e zgjedhjeve!”, ku marrin pjesë drejtues e përfaqësues të organizmave qëndrorë të zgjedhjeve në vendet anëtare. Shqipëria është anëtare e ACEEEO-së. Në veprimtarinë e datës 25 shtator, punimet e konferencës i ndoqi edhe ambasadori Pëllumb Qazimi.