Në datën 25 shtator, ambasadori Pëllumb Qazimi zhvilloi takim me Stojan Pelko, drejtues i Kabinetit të Ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovenisë. Gjatë takimit është shkëmbyer informacion për bashkëpunimin dypalësh dhe sidomos për pritmëritë e Shqipërisë për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Gjithashtu, ambasadori ofroi informacion lidhur me arritjet dhe realizimet më të fundit në këtë aspekt. Sllovenia është ndër vendet që ofron mbështetje për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit dhe që një nga prioritetet e saj të politikës së jashtme është mbështetja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në proçeset integruese Euro-Atlantike. Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për veprimtaritë afatshkurtëra ndërmjet diplomacive të dy vendeve.